Nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj ekipit të saj të dytë, Vllaznia B, në fushën sportive të Golemit në Shkodër, duke fituar me rezultatin 4-2.
Ky takim shërbeu si një test i rëndësishëm për trajnerin Edi Martini dhe stafin teknik, për të parë nga afër gjendjen e futbollistëve.
Golat për ekipin e parë të Vllaznisë u shënuan nga Tafili, Murataj dopietë dhe Mensah, ndërsa për Vllaznia B realizoi dopietë sulmuesi Flavio Fusha.
Ky test ishte i vlefshëm për të dyja palët, me stafin teknik që mori sinjale të rëndësishme nga futbollistët. Në ditët në vijim, priten edhe teste të tjera miqësore për të vijuar përgatitjet intensive të kuqebluve.(www.shkodrasport.com)