Nga Gjergj KOLA
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është ndarë nga jeta ne moshen 70 vjeçare ish- mundësi i Vllaznisë se viteve ’70 i peshave te lehta Bajram Pëllumbi.
Kohët e fundit ai ka kaluar një gjendje jo të mirë shëndetësore si rrjedhojë e një sëmundje të rëndë dhe si rrjedhojë ai nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me të duke i dhënë lamtumirën familjes, të afërme, shokëve dhe miqve të tij.
Bajrami e ka filluar mundjen me ekipin e te rinjve Vllaznia dhe ne vijim kontribuoi me sukses me ekipin e mundjes klasike te te rinjve dhe me pas me ekipin e te rriturve me trajner fillimisht Qazim Elbasanin e me pas me Naim Pepen.
Ai ka arritur rezultate te mira duke konkurruar denjesisht me mundesit me te mire te vendit ne peshat e lehta dhe fituar dhe vende nderi.
Ka qene pjese edhe e ekipit “Apolonia” te Fierit, duke dhene kontributin e tij. Eshte nderuar me tituj nderi nga Shoqata Kombetare e Mundjes Shqiptare dhe Federata Shqiptaree e Mundjes. Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit do te jete sot ne oren 18:30.
Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per humbjen e njeriut te saj te dashur. I perjetshem qofte kujtim yt Bajram Pellumbi!