Afro 34 vite me pare, ne mos gaboj ne vitin 1985, Shkodra inaguroi te parin muze sportiv, pra gjithçka e lidhur me klubin Vllaznia, qe këte vit pergatitet te festojë 100 vjetorin e themelimit te tij. Ngritja e ketij muzeu angazhoi jo vetem drejtuesit e sportit ne Shkoder, veterane te sportit e sportiste.

Mesues te edukimit fizik ne shkolla si dhe historiane, nga muzeu i Shkodres dhe muzeu kombetar. Gjithçka qe duhej evidentuar me emra, fotografi, kaloi nepermes njd censure nga Komiteti i Partise dhe ai Ekzekutiv.

Natyrisht qe edhe komisioni qendror dhe nenkomisionet ishin nen kontrooll per mos lejuar qe te evidentoheshin sportiste me njolla ne biografi. Pavaresisht ngyrimeve politike, ajo qe mbart vlera ishte historia qe seleksiononte Shkodra sportive, duke qene ne nje renditje paralele me artin e kulturen.

U arrit te shfrytezohej arkiva e Fototekes “Marubi”, ku nuk munguan pamjet e ndeshjeve te para te futbollit ne mes shoqerive sportive, garat çiklistike si Rrethi i pare kombetar 1925, garat e hipizmit, te notit e shume sporteve te tjera, foto keto te ekspozuara per t’u pare.

Me kontributin dhe pasionin e gazetarit sportiv te te ndjerit Rifat Uruçi, u arrit qe te sigurohen nga arkivi I ATSH-se foto me shume vlera te Vllaznise ne vite. Po e perserise edhe nje here, pavaresisht ngyrimeve politike, ato ekspoze me ardhjen e Demokracise do te pasuroheshin me vlera te tjera te panjohura.

Ishte menduar qe te gjenin driten e vleresimit e respektimit edhe figura sporistesh te cilet kishin sfiduar diktaturen komuniste me arratisjet e tyre nga Liqeni e Buna, ose ishin vrare nga rojet e kufirit. Emrat e Bahri Kavajes, Qemal Tafilica, Gani Ymeri, Ndoc Gjoni, Nazmi Halili, Dervish Efovija etj, apo te familjeve qytetare si Koliqi, Dervishi, Guraziu, Kazazi, Halili, etj, etj.

Nese do te ruhej ky muze, keto emra e shume figura te harruara dhe te mbuluara nga pluhuri, do t’i jepnin nj tjeter ngjyrim pamjeve te tij. Pikerisht kur do ndodhte nje gje tille, muzeu u sakatua ne menyren me barbare.

Kalimi I salles se muzeut ne dispozicion te Qendrës Kulturore të Femijeve, nuk i angazhoi drejtuesit e klubit qe te sistemonin e ruanin inventarin e muzeut, por u gjet rruga me e lehte, perdorimi I lopatave, duke hedhur gjithçka ne koshat e plehrave.

Fatin e tyre e pesoi dhe nje liber me vlera historike per sportin shkodrane i shkruar nga Profesoret e nderuar Ibrahim Dizdari e Enver Bushati, “Historia e sportit ne Shkoder” edhe pse ishte miratuar botimi I tij ne shtypshkronjen “Migjeni” me firmen e ish-kryetarit te Komitetit Ekzekutiv Bilal Parruca nuk dihet pse u dyllos per te mbushur depon e klubit Vllaznia dhe per te pasur fatin e hedhjes ne koshat e komunales.

Me kujtohet se kete barbarizem e kishin perjetuar shume qytetare shkodrane dhe njeri prej tyre, trajneri i mirenjohur Vildan Tufi kishte zgjedhur disa foto qe nuk ishin demtuar se bashku me disa kopje te ketij libri.

Pavaresisht se autoret e nderuar ishin detyruar te mos anashkalonin censuren qe I vihej sportisteve me biografi jo te “shendoshe”, ne faqet e tij kishin pare driten e botimit shoqerite sportive te qytetit tone, garat e para te atletikes, ndeshjet e para te futbollit, notit, basketbollit, e te gjthe sporteve.

Padyshim qe me vlera ishin Statuti i shoqerise Vllaznia, Bashkimi sportiv shkodran, apo i shoqerise sportive te Gjimnazit te Shtetit (Sot gjimnazi 28 Nentori). Sot kur pritet te festohet 100 vjetori I Vllaznise, ekspozimi I ketyre vlerave me nje perpunim dhe me nje kulture tjeter historie sportive, festes do ti falnin nje dhurate te çmuar.

Ato qe kontrbuan per kete muze, te gjithe pedagoge te edukimit fizik, gazetare e historiane, mbeten te nderuar. Ndersa ato qe shemben keto vlera historike sportive sigurisht qe nuk e kane dashur emrin e VLLAZNISE.
NAMIK MEHMETI, Janar 2019- Firenze