Konfirmohet miqesorja e pare e Vllaznise ne prag te startit te kampionatit te ri. Ashtu siç kemi paralajmeruar, ky takim miqesor do te luhet diten e neserme dhe perballe kuqeblu do te jete ekipi i Laçit, i cili siç dihet ne sezonin e ri do te marre pjese pas shume vitesh ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.
Takimi do te startoje ne oren 18:00 ne stadiumin e qytetit te Laçit dhe do te jete nje test shume i rendesishem per ekipin shkodran dhe stafin teknik te tij.
Trajneri Martini do te kete mundesine te shohe per here te pare ne fushe edhe blerjen e rradhes te Vllaznise, sulmuesin Lirim Kastrati. Po ashtu edhe ndonje lojtar tjeter qe eshte ne prove tek kjo skuader dhe ky do te jete nje test i mire per ta.
Gazeta meson se kuqeblute kane ne plan te zhvillojne edhe dy ndeshje te tjera miqesore javen e ardhshme dhe ato kete here do te luhen ne Shkoder, perballe ekipeve po te kategorise se pare.(www.shkodrasport.com)