Armando Broja është tashmë lojtari më i ri i Burnley. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është larguar përfundimisht nga Chelsea dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin britanik.

“Burnley FC ka kënaqësinë të konfirmojë nënshkrimin e Armando Brojës, i cili i bashkohet Klubit me një kontratë pesëvjeçare nga Chelsea për një tarifë të pazbuluar”, shkruan Burnley.

Siç bën me dije “Transfermarkt”, Burnley ka paguar 23 milionë euro tek “Blutë e Londrës” për kartonin e Armando Brojës.

Pas Southampton, Chelsea, Fulham dhe Everton, kjo do të jetë aventura e pestë e shqiptarit në Premier League.