Erdhi vetëm si huazim për kupat e Europës, por vetëm për dy ndeshje të zhvilluara në radhët e shkodranëve, la një shije shumë të mirë. Fjala është për Çarls Bismark, sulmuesin që iu bashkua shkodranëve nga Skënderbeu për kompeticionet europiane. Me ganezin i cili tashmë është rikthyer në “bazë” tashmë dhe do të rinisë stërvitjen nën urdhrat e Ernest Gjokës te “ujqërit”.
Por, te Vllaznia duket se nuk e kanë harruar menjëherë 24-vjeçarin dhe për të do të hapen negociatat sërish me Skënderbeun. Sipas asaj çfarë mëson gazeta, drejtuesit e skuadrës me këmbënguljen e Martinit po kërkojnë të rikthejnë në Shkodër, Bismarkun.
Në këtë mënyrë është kontaktuar sërish Skënderbeu, që të gjendet një lloj marrëveshjeje për sulmuesin. Ku momentalisht vlen vetëm huazimi i ish-futbollistit të CSKA Sofjes deri në fundin e edicionit 2025-26. Gjithçka mund të finalizohet me sukses për kuqeblutë vetëm në rastin se Bismark nuk do të shitet në një kampionat jashtë vendit.