Vllaznia “mund” Ballkanin. Kete here ne FIFA dhe si rrjedhoje institucioni me i larte i Drejtesise Sportive i ka dhene te drejte shkodraneve per pretendimin e tyre ne lidhje me pjesen e mbetur te shumes se papaguar per transferimin e futbollistit Geralb Smajli.

Gazeta “Shkodra Sport” e kishte paralajmeruar me pare se çeshtja do te shkonte ne gjyq, pavaresisht përpjekjeve të vazhdueshme të drejtuesve kuqeblu për ta zgjidhur me mirekuptim kete çështje. Por kerkesa e tyre ka rene ne “vesh te shurdher” dhe pikerisht mungesa e nje pergjigje pozitive nga drejtuesit e klubit kosovar, ka bere qe Vllaznia ta çoje kete çeshtje ne FIFA.

Tashmë ky insitucion permes komisioneve perkatese te saj, e ka marrë vendimin e formës se prere dhe brenda 45 ditëve Ballkani së bashku me një interes 5% duhet që të transferoje në llogari të KF Vllaznia shumën prej 40.000 euro.

Një rast i paprecedent ku një klub me ecuri të kënaqshme në kompeticione evropiane sillet në mënyrë amatore në përmbushjen e detyrimeve ndaj një tjetër emri me traditë në futbollin shqiptar Vllaznia. Tashmë kjo papërgjegjshmëri e drejtuesve të Ballkanit nëse nuk merr fund situata mund të precipitojë deri në bllokimin e merkatos së ketij klubi.(www.shkodrasport.com)