Mungon vetëm zyrtarizmi: Kingslay Coman do të largohet nga Bayerni i Mynihut për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite.
Pas diskutimeve fillestare me Al-Nassr ditët e fundit, të dy klubet kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për transferimin e sulmuesit francez, i cili është gati t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në kampionatin arab.
Marrëveshja vlerësohet në afërsisht 30 milionë euro, me Coman që nënshkruan një kontratë prej 22 milionë eurosh në vit deri në vitin 2028.