Terbuni qe prej dites se hene ka nisur pergatitjet per sezonin e ri. Drejtuesit e klubit kane marre vendimin e pare per t’i spostuar stervitjet nga Shkodra ne Tirane dhe e dyta, kane caktuar edhe trajnerin e ri- Anxhelo Suta, i cili ka nisur tashme pune me skuadren.

Drejtori teknik i pukjaneve Alfred Pjetri eshte gjithnje prane futbollisteve dhe veçanerisht stafit teknik, duke bashkepunuar ngushtesisht me to per plotesimin e organikes se duhur me lojtare cilesore. Ne nje prononcim te shkurter te dhene per mediat, ai eshte shprehur ne kete menyre:

““Ekipi sapo ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe momentalisht grupi është pjesërisht i plotë, por presim që në vijim të kemi përforcime të tjera.

Jemi në bisedime me disa futbollistë dhe shpresojmë që brenda pak ditësh të kompletojmë skuadrën, e cila duhet të garantojë vazhdimësi. Objektivi nuk ndryshon – ashtu si vitin e kaluar, synojmë rikthimin e Tërbunit në Kategorinë e Parë.”

Stervitja e ekipit te Terbunit ka nisur me vetem 16 lojtare por tashme priten edhe ardhje te tjera. I pari madje ka mberritur dhe eshte bashkuar me skuadren, ashtu siç dhe e kemi bere te ditur, pikerisht Dejan Andoni e pas tij priten edhe te tjere.(www.shkodrasport.com)