Për Diego Simeonen e djeshmja nuk ishte dita më e mirë. 

Trajneri argjentinas, në sezonin e tij të pesëmbëdhjetë radhazi te Atletico Madrid, nuk kishte humbur kurrë në ndeshjen hapëse të sezonit dhe kjo ndodhi kundër Espanjolit.

Pavarësisht se skuadra mori epërsinë me golin e Julian Alvarez në minutën e 37-të, në pjesën e dytë, vendasit e përmbysën rezultatin falë golave të Migel Rubio në minutën e 73-të dhe Pere Mila në minutën e 84-të.

Ishte gjithashtu humbja e parë e Atletikos në ditën e parë që nga viti 2009 dhe fitorja e parë e Espanjol në ndeshjen hapëse të kampionatit në tetë vjet.