Opinion nga Namik MEHMETI

Pese vjet “qeverisje” e futbollit shkodran rezultoi nje deshtim i plote. Dhe kjo u be realitet kur ne vitin 2019 Vllaznia do te prezantohej me siglen “100 vjet Vllazni”.

Dhe ne nje kohe kur kryetarja e Bashkise do t’i kerkonte shkodraneve nje mandat te dyte per qeverisjen lokale dhe ate te presidentit te klubit te Vllaznise i cili pas 57 vjeteve do te luaje ne kategorine e pare.

Ndonese kane kaluar disa dite nga ajo tronditje qe pesoi qyteti ku lindi futbolli, nuk jam i vonuar per te dhene edhe une nje opinion qe e kam ndjekur e komentuar Vllaznine per gjysem shekulli.

Nje drame te tille e kam perjetuar 57 vjet me pare (1961) se bashku me ish koleget e mi te ndjere Rifat Uruçi dhe Ymer Striniqi qe kane nje kontribut te vyer ndaj futbollit shkodran.

Atehere ne stadiumin ish- “Vojo Kushi”, Vllaznise i mjaftonte edhe nje barazim per te mbetur ne kategorine e pare.

Ndaj Labinotit te Elbasanit i cili edhe ai se bashku me tifozerine shkodrante prisnin te pergezonin Vllaznine per vazhdimesine ne kampionat por ndodhi nje e papritur qe goditi pameshire gjithe qytetin verior.

I ndjeri Qamil Medja, nje nga sulmuesit me teknik te atyre viteve nuk mund te bente realitet ne gol nje 11-m te dhene me dashamiresi nga gjyqtari durrsak Shazivar Gruda.

Topi u shoqerua me sy nga portieri elbasanas pa bere as nje reagim pasi topi rreshqiti ngadale jasht katrorit te portes.

12 mije spektatore ishin ngrire dhe shperthyen ne vaje. Ajo Vllazni qe kishte nje karakter qytetarie te vecante u mbyll per disa dite duke perbadhuar ne heshtje dhimbjen qe i shkaktuan sportdashesve te saj.

Pas 57 vjeteve ka ndodhur nje skenar tjeter per rrezimin e Vllaznise.

Aventura e Bashkise dhe e Keshillit Bashkiak per te mbajtur nen kujdesje e trajtim nuk solli asgje te re per te permiresuar gabimet qe u bene nje vit me pare duke luajtur ate finale te paharruar per mbijetesen ne mes Vllaznise e Tiranes.

Jane dhene e jane bere shume mendime e komente nga vete drejtuesit e Bashkise, nga specialiste e trajnere, nga vete futbollistet.

Reagimet me te ndjeshme kane qene nga intelektualet e kultures shkodrane te cilet me te drejte kritikojne ekipin, trajneret Cungu e Gjoka qe per mua kane nje pergjegjesi te madhe morale per kete deshtim.

Vete fakti qe bashia keto trajnere i ka paguar sikur drejtonin nje skuader pretendente per titull u larguan ne heshtje pa marre asnje pergjegjesi le te kuptoje se edhe largimi nga Vllaznia berenda 2 – 3 viteve i 7 – 8 futbollisteve ne ekipet e tjera tregon se ne mes stafit teknik (mungon drejtori teknik) administratoreve e vete trajnereve ka munguar beshkepunimi i duhur.

Rasti i Gurit qe lindet e rritet ne Shkoder zbulohet ne vitin 2017 tek Kukesi si golshenuesi me i mire i kampionatit, nuk do shume koment.

Ndonese u moren pak gjate me futbollistet, trajneret e drejtuesit por ajo qe i kish ndollur Tiranes nje vit me pare F.SH.F sigurisht me skemen e saj te deshtuar me 10 skuadra ka pritur me kenaqesi dhe rezimin e Vllaznise.

Nje formule qe i takon “kohes se qepes” mbrohet e argumentohet me nostalgji jo vetem nga presidenti Duka por edhe nga ekipi i tij qe e mbeshtet symbyllazi kete formule.

Perderisa Duka shprehet se nuk u “shemb bota” se Vllaznia doli nga kategoria tregon se atij i eshte velur futbolli dhe shtyn ditet duke pritur se edhe largimi i tij nuk do te afronte “shembjen e botes”.

Thenia lapidar me shume kulture e qytetari e futbollistit te mirenjohur vlonjat Sokol Kushta: “Urime per Dukatin (Orikumi kush nuk e di), ishte nje enderr te shikoja fshatin tim ne kategorine e te medhenjeve Dinamo, Kavaja, Elbasasni; Fieri, Lushnja, Peqini e me ne fund Vllaznia”, duhet afishuar ne hyrje te portes se tempullit te futbollit shqiptar.

Ajo qe me shqeteson eshte e ardhmja e Vllaznise. Ne kete ekonomi tregu ku ofertat jane ato qe vendosin per fatin e futbollisteve per Vllaznine do te jete nje shqetesim i dyfishte.

Duhen mbajtur me te miret, duhen afruar ato shodrane qe kane mundur Vllaznine me klubet e tjera, duhet gjetur trajneri qe do te sakrifikoje jo nje vit ndoshta edhe me shume por t’u kthyer shkodraneve lavdine e Vllaznise.

Lind pyetja nese perseri Bashkia do te jete sipermarrese apo do te afrohet dita per ta kaluar ne shoqeri aksionere me nje president qe vjen nga biznesi pavaresisht ngjyrave politike.

Do te kujtohet ajo dyshe legjendare e trajnerave shkodrane Xhevdet Shaqiri e Xhelal Juka, i pari anetar i partise se punesh e tjetri zogist nip Musa Jukes qe lane ne nje ane idete politike dhe i dhane Vllaznise nje emer te lavdishem ne Shqiperi e deri ne Europe.