Është mbyllur në barazim 1-1, derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit i zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Blute kishin kaluar ne avantazh qe ne pjesen e pare me ane te kapitenit Ibraimi, por ne fundin e kesaj pjese do te ndeshkohej me karton te kuq Sofranak për ndërhyrje të gabuar ndaj Stenio Zhunior.

Kjo gje do te ndryshonte raportet ne fushen e lojes dhe si rrjedhoje ne pjesen e dyte, Partizani duke qene ne avantazh numerik, u hodh ne sulm per te kerkuar golin e barazimit.

Ne minuten e 74-te ka penallti për Partizanit, e fiton Tedi Cara pas duelit me Sidibe brenda zonës. Për gjyqtarin nuk kemi dyshimi, 11-metërsh për të kuqtë e Ilir Dajës. E konfirmon edhe VAR-i.

Stenio Zhunior tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e dërguar topin në trekëndësh. Pas ketij momenti, te kuqte duan golin e fitores por nuk ia dalin dhe ndeshja do te mbyllej ne barazim 1-1.

Dinamo ngjitet pas javes se 4-te ne kuoten e 6 pikeve ndersa Partizani merr piken e trete duke mos arritur dot te gjeje fitoren e pare ne kete kampionat.

DINAMO-PARTIZANI 1-1

Ibraimi 15′ / Stenio Zhunior 76′ (p)