Skuadra e Vllaznise do te luaje neser ne Korçe ndeshjen e rradhes per kampionat dhe ne prag te saj sulmuesi Mehdi Çoba ka marre nje lajm te mire.

Ai eshte ftuar nga trajneri i kombetares U21 Alban Bushi ne grumbullimin e rradhes qe do te behet duke filluar nga mesdita e se dieles.

Shqipëria U21 do të luajë në muajin tetor dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Europianit ndaj Andorrës dhe Sllovenisë. Kuqezinjtë e vegjël përballen më datë 7 ndaj Andorrës, ndërsa 4 ditë më pas sfidojnë Slloveninë.

Ndonese lista zyrtare e lojtareve qe do te grumbullohen ende nuk eshte bere publike, emri i Mehdi Çobes eshte e sigurte qe do te jete pjese e saj.

Ai po kalon nje forme te mire sportive teksa merr minuta ne çdo ndeshje me ekipin e pare ndersa te merkuren luajti nje ndeshje te plote me Vllaznia U21 ku shenoi edhe dy gola ndaj Apolonise./SHKODRA-SPORT.COM/