Tre dite me pare, ne stadiumin “Loro Boriçi” u zhvillua ndeshja me e rendesishme tani ne historine e klubeve shqiptare ne Europe, ajo e fazes se grupeve te Liges se Kampioneve te Europes ne futboll per femra ne mes Vllaznise dhe Real Madrid.

Stadiumi i Shkodres eshte inspektuar disa here perpara kesaj ndeshje dhe çdo gje ka qene ok me perjashtim te fushes se tij. Si rrjedhoje, eshte lene detyre qe ne te duhet nderhyre sa me shpejt te jete e mundur dhe ne fakt keshtu do te ndodhe.

“Shkodra Sport” meson se drejtuesit e Vllaznise ne bashkepunim me ato te Bashkise Shkoder kane planifikuar qe pak ditesh ne kete fushe te nisin punimet per mbjelljen e barit te ri. Gjithçka pritet te startoje ne fillim te muajit nentor, menjehere pas ndeshjes qe Vllaznia e meshkujve do te luaje ndaj Tiranes.

Kjo ndeshje eshte planifikuar nga FSHF te luhet me 5 ose 6 nentor dhe menjehere pas saj fusha do prishet per te nisur procesin e mbjelljes se barit te ri. Gjithçka duhet te mbyllet brenda nje periudhe njemujore sepse siç dihet, me 8 dhjetor Vllaznia e femrave do te luaje ndeshjen e rradhes te Liges se Kampioneve te Europes, ate ndaj Paris Saint Germain.

Nje gje e tille ne fakt do te penalizoje disi ekipin e meshkujve i cili pas sfides me Tiranen ka nje tjeter ne Shkoder me Egnatian, te cilen do te jete e detyruar ta luaje jashte, por e rendesishme edhe per te sigurisht qe eshte te kene nje fushe ne gjendje sa me optimale per ndeshjet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/