Në Kategorinë e Parë ka disa futbollistë që po spikatin këtë sezon, vendas por edhe të huaj që janë në moshë të re. Një prej tyre është edhe Oumar Turad Kamara, mesfushori që luan pas sulmuesve, por edhe si “pykë” këto dy sezonet te Besëlidhja ku është edhe lider.

Verën e shkuar, atë e kërkuan skuadra të Superiores sonë, si: Luftëtari, Kastrioti, Kamza, Laçi, por edhe në Kosovë pati një interes nga Trepça ’89.

Por, duket se me paraqitjen e mirë që ka bërë në këtë pjesë të parë të sezonit me lezhjanët e Besëlidhjes, ku edhe pse po luan pas sulmuesve ka shënuar plot 6 gola deri më tani, ndërsa edicionin e shkuar ka realizuar 8.

Drejtuesit e Tiranës e kanë pëlqyer dhe pritet që t’i bëjnë një ofertë 20-vjeçarit që ka katër sezone që luan në Kategorinë e Parë, fillimisht me Besën e më pas me Besëlidhjen ku edhe po spikat. /vipsport/