Vllaznia në volejboll për meshkuj e ka nisur me fitore kampionatin. Në ndeshjen e javës së parë të tij, luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ajo ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Elbasanit.

Në pamje të parë ka qenë një ndeshje e lehtë për volejbollistët shkodranë por që në momente të caktuara e kanë neglizhuar kundërshtarin i cili luajti me djem të rinj dhe madje mund të kishte humbur edhe ndonjë set ndaj tij.

Në të parin, Vllaznia do të fitonte 25-21 dhe ky set i hapi rrugë suksesit të kuqebluve. Por ndërkohë në të dytin Elbasani përfiton nga disa gabime të shkodranëve dhe e çon setin deri në 24-24 e më pas 25-25, por në fund janë vendasit që fitojnë 27-25.

I fundit ndërkohë do të tregonte dominimin e ekipit të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja që fitojnë sërish 25-21 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0.

Por ajo qe ra ne sy ne kete ndeshje, ishte “harresa” e drejtuesve te Vllaznise per te mbajtur nje minute heshtje ne nderim te ish- volejbollistit te kesaj skuadre, Mihail Shtirkiq (Bato Lashova” qe u nda nga jeta mbremjen e djeshme./SHKODRA-SPORT.COM/