Transfermarkt ka bërë një rishikim të vlerës së lojtarëve në Superiore. Kështu çmimet e tyre janë ndryshuar në bazë të performancave, ku disa janë ulur dhe të tjerëve iu është rritur vlera. Taulant Seferi po kryeson elitën e futbollit shqiptar si lojtari më i kushtueshëm me 650 mijë euro, ndërsa në vendin e dytë vjen Guindo më 500 mijë euro.

Por cili është ekipi që vlen më shumë në Superiore sipas Transfermarkt? Në vendin e parë gjendet Tirana që vlerën totale të lojtarëve e ka 6.3 milionë euro, ndërsa pas saj renditet Partizani me 5.6 milionë euro.

Vllaznia nderkohe qe deri para pak kohesh renditej e treta, eshte penalizuar nga klasifikimi perfundimtar i kampionatit dhe ashtu si ne renditjen e tij, ne te njejtin pozicion ndodhet edhe ne “transfermarkt”, ne te pestin.

Vlera e saj aktuale eshte 4.48 milione euro. Ne fakt nuk eshte se ka zbritje ne vlere ne krahasim me me pare, por kater skuadrat e tjera te renditura para saj e kane vleren me te madhe nisur nga performanca e lojtareve qe kane patur.