Mirel Josa feston sot 59-vjetorin e lindjes. Trajneri i njohur kryeqytetas ka marrë në drejtim skuadrën e Vllaznisë. Pak ditë në krye të pankinës shkodrane, arriti të merrte trofeun e parë.

Vllaznia fitoi dje 2-1 në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Laçit. Një sukses që vjen si një dhuratë për Josën i cili sot është surprizuar edhe nga klubi përmes një postimi në kanalin zyrtar.

“URIM! Sot ka ditëlindjen trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa. Ai feston 59-vjetorin e lindjes. Gëzuar ditëlindjen, Mirel Josa. U bëfsh njëqind vjeç!”, shkruhej në postimin e klubit të Vllaznisë.

Dhe festa e trajnerit aktual te Vllaznise per fitimin e trofeut te tij te 12-te ne karriere, eshte zbukuruar edhe me shume me ditelindjen e tij qe perkoi brenda pak oresh nga suksesi i arritur ne “Air Albania”.