Pas tre vitesh pune, Ersi Çaku eshte larguar nga Akademia “Djelmnia shkodrane” ku ka drejtuar ekipin U15 dhe nderkohe prej ditesh se djeshme ka nisur nje pune tjeter, ate te trajnerit tek ekipi “Basania” U15.

Ambicjet qe presidenti i kesaj te fundit po shfaq per te nderuar nje Akademi serioze, afrimi prane saj i emrave shume te njohur, kane qene arsyet kryesore pse Çaku i ka thene “po” ofertes se presidentit Shimaj.

Kete gje ai e pohon edhe ne intervisten e dhene per “Shkodra Sport” teksa jep edhe arsyet qe e çuan te beje kete levizje nga njera Akademi ne tjetren.


– Çaku, cila ishte arsyeja qe iu bashkuat projektit te Basanias?

Edhe pse kisha ndonje oferte tjeter per pune, pranova “Basanian” sepse me pelqen puna njevjeçare qe eshte bere deri tani tek kjo Akademi. Me ka pelqyer stafi i zgjedhur dhe shume profesionel dhe mbi te gjitha, fjalet e mira dhe korrekte per presidentin e Akademise, Ermir Shimajn.

– Keni mbyllur pak kohe me pare bashkepunimin me “Djelmnia shkodrane”. Cila ishte arsyeja?

Nuk eshte se kishte ndonje arsyje madhore, perkundrazi mirenjohje dhe falenderime, per presidentin Kulla, stafin teknik dhe trajneret per periudhen 3 vjecare qe kam kaluar aty. Por mendoj se kishte ardh koha qe une te ndryshoja ambjent dhe me kryesorja ndryshimi i ekipit, pra te merrja me shume pergjegjesi mbi veten ne anen profesionale.

– Cila eshte marreveshja qe keni bere me presidentin Shimaj?

Nuk na eshte dashur shume gjate te diskutojme per marreveshjen dhe kushtet e punes. Ajo qe kam kerkuar une eshte qe te jem sa ma gjate pjese e vazhdimesise se suksesshme te kesaj Akademie, pergatitjen sa ma mire per te ardhmee e atyre sportistave, ne ate grupmoshe qe ta percaktoje stafi teknik i Akademise.

– Duket se kemi te bejme me nje projekt serioz te cilit kohet e fundit i jane bashkangjitur edhe emra te tille si Osja e Lika. A ishte kjo nje arsye me shume per t’i thene “po” ofertes se Basanias?

Patjeter qe ishte edhe kjo nje arsye shume e forte qe edhe une t’i bashkohesha ketij projekti. Emra si profeso Osja apo profesor Lika, jane nje vlere e shtuar e qytetit tone ne profesionin e trajnimit, sepse eksperienca e tyre eshte shume e madhe ne sport dhe fale eksperiences se tyre te perfitoj dhe une sa me shume qe te jete e mundur.

– Cilat do jene objektivat tuaja ne drejtimin e ekipit U19 ne sezonin e ri?

Objektivat kete vit jane minimale sepse do marrim pjese ne kategorine e pare te moshes u-19. Objektivi do te jete afrimi i sa me shume sportistave cilesore ne ekip, t’i pergatisim sa me mire per te ardhmen e tyre ne sport dhe vitin tjeter ekipi te kete me shume eksperience dhe pse jo te synojme Superligen e moshave, kuptohet duke pase parasysh edhe projekten afatgjat qe kemi si Akademi, Por nuk eshte se do lihet pas dore edhe ngjitja ne superlige qe ne deputimin tone si ekip ne kategorin e pare, por kjo varet edhe nga puna qe do kemi ne vazhdimesi./SHKODRA-SPORT.COM/