Nëse po shqetësoheshit se cili do të jetë destinacioni i radhës i Elseid Hysajt në merkaton e verës, meqë te Napoli nuk po i shkon mirë, pa merak. Ai vetë nuk duket se e ka mendjen aty.

Skuadra e Napoli sot nisi stërvitjen, pasi të gjithë lojtarët kishin rezultuar negativë në testet e kryera për koronavirusin e ri.

Yjet e trajnerit Gennaro Gattuso mbërritën në qendrën stërvitore me makinat e tyre. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mbërriti në stërvitje me një makinë super luksoze “Lamborghini”.

Pikërisht pasi mbërriti në stërvitje, të gjithëve iu tërhoqi vëmendjen “bisha” e Hysajt.