Ndryshe nga sezoni i kaluar, sivjet Lorik Boshnjaku po shfaqet edhe si golashenues. Ne pese ndeshjet e deritanishme ka arritur te shenoje dy gola dhe kjo ka ardhur si pasoje e vendosjes ne nje pozicion disi me te avancuar ne fushen e lojes.

Ne nje prononcim te dhene per mediat gjate dites se sotme, mesfushori kuqeblu eshte ndalur edhe tek sfida e rradhes, ajo qe do te luhet diten e neserme ndaj Egnatias, per te cilen eshte shprehur:

“Kur luan ne shtepine tende dhe per me teper para tifozeve te veçante qe ka Vllaznia, eshte detyrim fitorja ndaj çdo kundershtari. Duhet te futemi ne fushe shume te fokusuar dhe pastaj te presim se çfare do te sjelle ndeshja. Normalisht qe edhe ndaj Egnatias neser ne futemi per fitore ne fushen e lojes.

Ndeshjet ndaj ketij kundershtari kane qene gjithmone te veshtira per ne, por besoj se nga neser duhet te fillojme ta thyejme ate akullin qe kemi patur ne perballjet me Egnatian. Mendoj se i kemi te gjitha mundesite per ta kaluar me sukses kete ndeshje. Kurrsesi nuk mund te them se kemi nje skuader me me pak cilesi se Egnatia.

Prandaj dhe shpresoj shume qe neser ta shoqerojme edhe ne fushen e lojes kete gje dhe secili prej lojtareve qe do te luaje, te tregoje veten sepse cilesia e kampionatit eshte e barabarte

Sa i takon paraqitjeve te mia, eshte e vertete qe po luaj disi me perpara dhe kjo me ka dhene mundesine edhe te shenoj, por po jua them me bindje te plote se nuk me interesojne statistikat personale, pasi e rendesishme mbi te gjitha eshte qe Vllaznia te fitoje dhe te ece perpara”./SHKODRA-SPORT.COM/