Italia në kaos në çdo aspekt. Klubet e futbollit, ato të elitës, nuk i paguajnë futbollistët prej muajit janar. Kështu raporton “La Repubblica”, që bën me dije se janë 6 klube të Serie A që nuk kanë derdhur asnjë qindarkë në llogaritë e lojtarëve të tyre që prej muajit janar.

Klubet po shfrytëzojnë ligjet, pasi për tremujorin janar-shkurt-mars, ato mund të kontrollohen vetëm në muajin qershor dhe kështu lojtarët nuk po paguhen.

Mbetet të shihet se di do të zgjidhet, por kjo duket absurde, pasi një pjesë e mirë e futbollistëve kanë pranuar të heqin dorë nga dy paga, ose edhe nga katër, nëse kampionati nuk rifillon.

Pavarësisht kësaj, ka klube që nuk po tregohen korrekte dhe presidentët e tyre po e ndjejnë krizën e pandemisë dhe po shfrytëzojnë hapësirat ligjore për të shtyrë pagesat. /abcnews/