Mirel Josa eshte i veçante. Jo me kot eshte i respektuar nga te gjithe, jo me kot eshte trajneri me i titulluar ne gjithe historine e futbollit shqiptar me 12 trofe te fituara deri tani.

Te rradhes qe ai fitoi, ate te mbremshin e Kupes se Shqiperise pas fitores 2-1 ne finale me Laçi, trofe ky qe eshte i pari per te ne karrieren si trajner me Vllaznine, Josa deshiron ta ndaje me te tjeret.

Dhe pikerisht edhe me koleget e tij te meparshem ne pankinen shkodrane, Thomas Brdariç qe e solli skuadren deri e gjysmefinale, e po ashtu edhe me Elvis Plori qe e kualifikoi per ne finalen e ketij kompeticioni

“Fitimin e kupes ia dedikoj edhe paraardhesve te mij, qofte Plorit, qofte Brdariçit, te cilet edhe ata kane punuar dhe kontribuar ne menyren e tyre ne kete sukses”- ka thene nder te tjera ne fjalen e tij trajneri Josa.

Ne fakt nuk ndodh shpesh qe trajneri i cili e fiton nje trofe, t’ia dedikoje ate trajnereve te meparshem. Ndoshta Josa kerkon te tregohet modest, por shumekush mbreme eshte shprehur se Vllaznia fitoi prej tij ne “duelin” ndaj Duros.

Por numri 1 i pankines shkodran kete kupe ia ka dedikuar edhe presidentit Xhaferi, per te cilin thote: “Une kete kupe ia dedikoj edhe presidentit Xhaferi qe shpenzoi shume per kete skuader dhe fitorja e ketij trofeu do ta ndihmoje edhe per vazhdimesine, per te formuar nje skuader sa me te mire per vitin qe vjen”./SHKODRA-SPORT.COM/