E ka nisur me trofe karrieren e tij ne Ukraine volejbollisti shkodran Anton Qafarena. Pasditen e sotme skuadra e tij VC Barkom-Kazhany ka fituar Superkupen e ketij vendi dhe nje merite te madhe padyshim qe ka edhe lojtari i kombetares shqiptare qe eshte vleresuar njekohesisht edhe si lojtari me i mire i ndeshjes.

Qafarena këtë sezon ka firmosur për skuadrën ukrainase VC Barkom-Kazhany dhe po shkëlqen si një nga lojtarët më të mirë, jo vetëm të skuadrës së tij, por edhe në volejbollin ukrainas në përgjithësi. Përvojën e tij si kampion me Vllazninë si dhe titullar me peshë në kombëtaren shqiptare, Anton Qafarena e vijoi edhe me trofe të tjerë në Ukrainë.

I tillë është edhe fitimi i trofeut më të fundit, atë që Qafarena e konkretizoi pasditen e sotme, ku skuadra e tij bëri të veten Superkupën e Ukrainës. Ka qënë një finale në mes skuadrës së Qafarenes, VC Barkom-Kazhany dhe Volleyball Club Zhytychi, skuadër kjo që sezonin e kaluar ishte fituese e Kupës së Ukraines. 3 me 0 në favor të skuadrës së shqiptarit Anton Qafarena përfundoi kjo ndeshje duke e shpallur VC Barkom-Kazhany fitues të Superkupës së Ukraines.

Për shkodranin Anton Qafarena, mbrëmja e sotme shënoi një sukses të dyfishtë, pasi krahas trofeut të Superkupës së Ukraines si ekip, ai fitoi edhe një trofe tjetër individual, Kupën si lojtari më i mirë i ndeshjes me 19 pikë të shënuara.

Është pikërisht kupa, me të cilin Antoni ka pozuar menjëherë pas marrjes së saj, ndërkohë që e dërguar posaçërisht për Veriu Sport duke preferuar ta ndante këtë sukses me të gjithë fansat e tij në Shqipëri dhe jashtë saj.
Konkretisht, synohet fitimi i titullit kampion, pasi në kampionat ato kanë të regjistruar vetem fitore.