Trajneri i ri i Vllaznisë Scaba Laszlo nuk ka humbur kohë dhe vetëm pak orë pas firmosjes së kontratës dhe zyrtarizimit në këtë post, ka nisur menjëherë nga puna teksa pasditen e sotme ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me skuadrën.
Para fillimit të saj, ka qenë preidenti Xhaferi i cili i ka shpjeguar lojtarëvve ndryshime në skuadër duke i kërkuar që tani e tutje të shohin përpara duke synuar rikthimin sa më shpejt të normalitetit në rezultate.
Ky prezantim ka zgjatur vetëm 2-3 minuta dhe më pas futbollistët nën drejtimin e trajnerit të ri kanë vijuar me programin stërvitor. Nga ajo çfarë u pa, Laszlo ka qenë aktiv në të gjitha aspektet duke kërkuar menjëherë që të fusë në skuadër idetë e tij.
Prova e parë për hungarezin 62 vjeçar do të jetë ajo e së dielës të ardhshme ndaj Dinamos dhe padyshim që do të synohet marrja e një rezultati pozitiv.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


