FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVendos një penallti, Vllaznia e femrave humbet 0-1 ndaj Teutës në Durrës

Vendos një penallti, Vllaznia e femrave humbet 0-1 ndaj Teutës në Durrës

Vllaznia në futboll për femra është mundur nga Teuta me rezultatin 1-0 në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në aneksin e stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit. Fatin e ndeshjes e ka vendosur një gol i shënuar me 11-metërsh nga Metalla në fillimin e pjesës së dytë.

Takimi ka qenë interesant dhe ka patur momente të bukura për secilën skuadër por që në pjesën e parë nuk janë konkretizuar siç duhet dhe si rrjedhojë ajo është mbyllur në shifrat e barabarta 0-0.

Ndërkohë në minutën e 53-të, një top i gjuajtur nga njëra prej lojtareve të Teutës, prek dorën e mbrojtëses së Vllaznisë dhe arbitrja e takimit tregoi pikën e bardhë. Metalla u tregua e saktë duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke kaluar skuadrën e saj në avantazh.

Vllaznia u mundua të reagonte por pa sukses dhe si rrjedhojë i gjithë takimi u mbyll me fitoren 1-0 të durrsakeve. Kampionet në fuqi të vendit kësisoj ndalen në javën e dytë të kampionatit megjithatë objektivi i tyre është i qartë pavarësisht kësaj disfate: Fitimi i titullit kampion.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments