Armando Broja vijon të jetë mjaft i kërkuar në këtë merkato vere. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka ngjallur interesin e West Ham United që ta kenë në gjirin e tyre.

Siç raporton “Sky Sports”, klubi anglez ka bërë dy oferta në 24 orët e fundit.

Njëra është dërguar zyrtarisht te Chelsea. Bëhet fjalë për 35 milionë euro, por nga “Blutë e Londrës” ende s’ka një përgjigje. Anglezët po shqyrtojnë ofertat në drejtim të tyre, por s’përjashtohet mundësia që ta mbajnë në organikën e tyre shqiptare për edicionin e ri.

Aktualisht Broja ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa po zhvillon fazën përgatitore edhe me pjesën tjetër të skuadrës.