Erzeni ishte një nga skuadrat që u rikthyer në Superiore. Në klubin shijakas ngërçi ka marrë fund dhe tashmë ka nisur puna për sezonin e ri futbollistik. Trajner i ekipit është graduar Xhevahir Kapllani. Krahas merkatos ku priten afrime të shumta, durrsaku po punon dhe me lojtarët që ka në dispozicion.

Ai ka gjetur edhe bashkëpunëtorët me të cilët do te synojë të krijojë një grup sa më kompakt dhe konkurrues. Ndihmës i tij do të jetë Alfred Deliallisi, kurse trajner portierësh Kujtim Shtama.

Sakaq është zgjedhur edhe preparatori atletik që do të ketë nje punë të rëndësishme në pergatitjen e lojtarëve nga ana fizike. Ky pozicion i është besuar Aurel Locajt. Ky i fundit eshte lezhjani i cili njekohesisht eshte edhe pergatites atletik me ekipet kombetare te moshave.

Erzeni erdhi në Superiore pas një sezoni fantastik në Kategorinë e Parë. Nën drejtimin e ish trajnerit Nevil Dede, s’e vuri asnjëherë në diskutim rikthimin mes më të mirëve. Tashmë puna është e madhe për të qenë konkurrentë dhe rivalizues në Superiore.