FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE KRYER/ CSABA LÁSZLÓ MBËRRIN NË SHKODËR, NESËR PREZANTOHET SI TRAJNERI I...

E KRYER/ CSABA LÁSZLÓ MBËRRIN NË SHKODËR, NESËR PREZANTOHET SI TRAJNERI I VLLAZNISË

Nga Maringlen ZHIVANI

Ka marrë fund pritja për trajnerin e ri të Vllaznisë. Csaba László ka mbërritur në Shkodër dhe tashmë gjithçka është gati për prezantimin e tij zyrtar në krye të pankinës kuqeblu. 62-vjeçari hungarez do të jetë pasuesi i Edi Martinit, me klubin shkodran që ka arritur marrëveshjen me teknikun me eksperiencë të gjatë ndërkombëtare.

László pritet të prezantohet nesër nga drejtuesit e Vllaznisë, përpara se të nisë zyrtarisht punën me skuadrën. Trajneri i ri kuqeblu vjen me një CV të pasur, pasi gjatë karrierës së tij ka drejtuar skuadra si Ferencváros, Hearts, MTK Budapest, Dundee United, Charleroi dhe Sepsi OSK, ndërsa ka qenë edhe në krye të kombëtareve të Lituanisë dhe Ugandës.

Tashmë László do të nisë menjëherë punën me Vllazninë, me objektivin për të ndryshuar situatën e krijuar në startin e sezonit dhe për të përgatitur skuadrën për ndeshjen e ardhshme ndaj Dinamos.
Pas mbërritjes në Shkodër, pritet që nesër të nisë zyrtarisht epoka “Csaba László” në stolin e Vllaznisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments