FAQJA E PARE KRYESOREMundësit e Vllaznisë paraqitje dinjitoze në garat e mundjes në plazh

Mundësit e Vllaznisë paraqitje dinjitoze në garat e mundjes në plazh

Ditët e fundit në Durrës është zhvilluar një aktivitet shumë interesant për sportin e mundjes, pikërisht garat e mundjes në plazh që u zhvilluan për herë të parë dhe në të morën pjesë sportistët më të mirë të vendit.

Sportistët e ekipit të Vllaznisë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë ku ka spikatur në veçanti mundësi Sidrit Bajrakurtaj i cili ka bërë një prezantim të mirë duke u renditur në vendin e tretë.

Një paraqitje të mirë kanë bërë edhe dy sportistët e tjerë, Maldin Camaj dhe Klevis Koçeku dhe si rrjedhojë trajneri Altin Anza ka mbetur i kënaqur në përgjithësi nga pjesmarrja në këtë aktivitet që u zhvillua për herë të parë në vendin tonë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments