FAQJA E PARE BASKETBOLLBASKETBOLL/ Vllaznia nis të marrë formë, rikthehet edhe Elian Memçaj. Firmos edhe...

BASKETBOLL/ Vllaznia nis të marrë formë, rikthehet edhe Elian Memçaj. Firmos edhe një amerikan tjetër

Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka nisur të marrë formë dhe mund të themi se tashmë është thuajse gati për startin e sezonit të ri. Ditët e fundit me të janë bashkuar edhe dy lojtarë të tjerë. Njëri është i njohur sepse kemi të bëjmë me shkodranin Elian Memçaj, ndërsa tjetri është amerikani Milan Mejia.

Lajmi i rikthimit nga Teuta i Memçajt padyshim që i ka kënaqur të gjithë duke ditur edhe vlerat e këtij lojtari që e njeh klubin, qytetin dhe peshën e kësaj fanelle. Të gjithë janë të bindur se ai do të japë më të mirën për Vllazninë dhe objektivat e saj në sezonin e ri.

Lojtari tjetër që ka ardhur së fundi në Shkodër është amerikani Mejia. Ai vjen pas një karriere të spikatur në basketbollin universitar amerikan me Loyola New Orleans, ku la gjurmë duke vendosur rekordin historik të programit për trepikësha të realizuar.

Një guard me gjuajtje të fortë nga distanca, energji dhe intensitet në të dyja anët e parketit, që i bashkohet projektit kuqeblu për dy sezonet e ardhshme.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim të shohim në fushën e lojës skuadrën në ndeshjet zytare. Kuptohet që trajnerin Llazani e pret një punë e madhe për ingranimin sa më shpejt në skuadër të lojtarëve të ardhur, por shpresat janë që të bëhet diçka e mirë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments