Wednesday, June 3, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBonuset dhe biletat për familjarët, lojtarët e Francës kushte të forta kreut...

Bonuset dhe biletat për familjarët, lojtarët e Francës kushte të forta kreut të Federatës Franceze të Futbollit

Franca do të niset në orët në vazhdim drejt Bostonit ku edhe do të përgatitet për Botërorin 2026, por në takimin e fundit mes lojtarëve dhe Federatës Franceze të Futbollit vëmendjen e kanë marrë dy tema të tjera.

Sipas “l’Equipe” kreu i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, në takimin e mbajtur dje me lojtarët ka gjetur një akord sa i përket bonuseve financiare që do të marrin futbollistët për ecurinë në Botërorin 2026.

Lojtarët kanë rënë dakord që të mos paguhen nëse arrijnë deri në çerekfinale të edicionit që do të luhet në SHBA, Kanada dhe Meksikës. Kombëtarja franceze ka hequr dorë nga kompensimi financiar në këmbim të rritjes së shifrës që do të përfitojnë në rast se arrijnë në gjysmëfinale, finale apo fitorja e turneut.

Një tjetër pikë që ka ndezur debat mes Federatës dhe lojtarëve ka qenë edhe numri i biletave që do të përfitojë secili lojtar për ndeshje. Oferta e bërë nga Diallo nuk ka kënaqur futbollistët, të cilët nuk janë dakord që të marrin nga tetë bileta secili për ndeshje. Diallo ka pranuar se do të rishikojë ofertën e tij sipas së cilës secili lojtar ka mundësi që të përfitojë dy bileta falas dhe të blejë deri në 6 të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments