Wednesday, June 3, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEIsh- trajneri i Shirokës pritet të largohet nga pankina e Ilirisë

Ish- trajneri i Shirokës pritet të largohet nga pankina e Ilirisë

Trajneri që në Shqipëri u bë më së shumti i njohur për punën e tij të mirë në krye të ekipit të Shirokës, pritet të largohet nga drejtimi i Ilirisë së Fushë- Krujës. Edhe vetë ai duket se nuk ka patur ndër mend të vazhdojë më gjatë, por duket se dhe drejtuesit fushë-krujas nuk kanë ndër mend të vazhdojnë bashkëpunimin me të.

Gjatë kampionatit të kaluar, Iliria pësoi ndryshime të shumta si në verë, ashtu edhe në merkaton e dimrit. Sezoni nisi nën drejtimin e
trajnerit Dritan Smajli, ndërsa në pjesën e dytë të kampionatit drejtimin e skuadrës e mori tekniku argjentinas Matias Tatanjelo.

Tashmë, në kampin fushëkrujas synimet janë edhe më të mëdha. Pas paraqitjes së mirë në sezonin e parë në Kategorinë e Parë, oreksi është shtuar dhe drejtuesit pritet të ndërhyjnë sërish në merkato për të forcuar skuadrën. Madje, ndryshimet kanë nisur që menjëherë pas
përfundimit të sezonit.

Transformimi mund të fillojë nga stafi teknik, pasi Matias Tatanjelo nuk pritet të vazhdojë në krye të pankinës së Ilirisë edhe për sezonin e ardhshëm. Mbetet për t’u parë se ku do të vazhdojë karriera e tij kur duket se argjentinasi dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në Shqipëri dhe prandaj po kërkon një skuadër tjetër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments