Wednesday, June 3, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Vllaznia rinovon edhe me mesfushorin

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia rinovon edhe me mesfushorin

Ndonëse për arsye dëmtimesh sezoni që sapo u mbyll nuk ka qenë më i miri i mundshëm për të, tek Vllaznia kanë vendosur që t’i besojnë sërish aftësive të këtij lojtari dhe për këtë arsye kanë rinovuar edhe për një sezon tjetër me të. E kemi fjalën për mesfushorin Cristian Dros.

Lojtari moldav që ka zhvilluar 18 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij do të jetë pjesë e Vllaznisë edhe për një sezon tjetër. Një gjë e tillë sapo u konfirmua përmes një postimi nga vetë klubi shkodran i cili në faqen e tij zyrtare në lidhje me këtë çështje shkruan:

“Cristian Dros kuqeblu edhe për sezonin e ardhshëm

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me futbollistin Cristian Dros dhe ai do të jetë pjesë e skuadrës tonë edhe për një vit tjetër”.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments