Teuta ka pranuar kërkesën e Dinamos, për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në Superiore. Vetë FSHF e ka zyrtarizuar axhendën e re.

Durrsakët do e presin Dinamon në stadiumin “Niko Dovana”, më 5 shtator ora 17:00. Shkak për ndryshimin e axhendës është bërë angazhimi i dinamovitëve në Europë.

Skuadra e Ilir Dajës përfaqëson Shqipërinë në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. Dinamo luan shanset për një biletë në grupet e Europës.