Mungesa e lojtareve tek Veleçiku qe u verejt ne ditet e para te stervitjes duket se po korigjohet dhe si rrjedhoje nga dita ne dite skuadra po plotesohet me organiken e duhur dhe ajo çka eshte me e rendesishmja, po vijne futbolliste cilesore.
Keshtu, ne stervitjen e sotme ka qene i pranishem edhe nje emer shume i njohur si Ersil Ymeri. Ky i fundit me nje pervoje te gjate ne futbollin shqiptar, teksa ka luajtur edhe ne Superlige, tashme pritet te jete pjese e ekipit te Veleçikut ne sezonin e ri.
Mesfushori 31 vjeçar sezonin e kaluar ka qene pjese e ekipit te Kastriotit dhe tashme do te jete ne dispozicion te trajnerit Besnik Duli tek koplikasit duke qene ne kete menyre nje perforcim shume cilesor per te.
Kujtojme qe pak dite me pare me Veleçikun u bashkua edhe futbollisti shkodran Eglond Zymeri dhe po ashtu priten edhe Elvis Laçeja dhe Klesti Troshani. Padyshim qe te gjithe keto afrime do te jene nje plus per skuadren dhe tashme te gjithe kane filluar te mendojne per startin e kampionatit.
Veleçiku do ta nise kampionatin e ri ne transferte dhe javen e ardhshme, me 27 shtator do te udhetoje drejt Vores per t’u ndeshur me Adriatikun dhe padyshim qe do te kerkoje ta nise me nje fitore.(www.shkodrasport.com)