HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBesëlidhja nuk ndalet në merkato, rikthen në skuadër mesfushorin lezhjan që ka...

Besëlidhja nuk ndalet në merkato, rikthen në skuadër mesfushorin lezhjan që ka luajtur në Gjermani

Investimet te klubi i Besëlidhjes janë tepër serioze, aty ku misoni përkon fillimisht me ngjitjen në Kategroinë e Parë të futbollit shqiptare dhe më pas në Superiore.

Afrimi më i fundit koçidon me Armando Gega. Për mesfushorin 27-vjeçar përkon me një rikthim te lezhianët sepse ka luajtur me ta deri në vitin 2022 sepse më pas u largua drejt Gjermanisë ku u bë pjesë e Kosova Düsseldorf.

Me ardhjen edhe të Gegës tashmë skuadra është edhe më e plotë dhe padyshim që ky mund të konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për skuadrën që drejtohet nga trajneri shkodran Elvis Plori.

Besëlidhja ndodhet në Kategorinë e Dytë, teksa “debuton” për këtë sezon të ri ndaj Basania, e planifikuar në datën 27 shtator. Mbetet për t’u parë ecuria e klubit nga Lezha, aty ku synimet janë në “piedestalë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments