HomeFUTBOLLI I FEMRAVESot hidhet shorti, Vllaznia pret kundërshtarin. Nga Inter e PSV Eindhohen te...

Sot hidhet shorti, Vllaznia pret kundërshtarin. Nga Inter e PSV Eindhohen te Sporting e Austria Wien

Do të hidhet sot në ora 15:00 në Nion të Zvicrës shorti i turit të dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”, në të cilin siç dihet merr pjesë edhe Vllaznia, e cila në turin e parë arriti të eliminonte ukrainaset e Kolos Kovalivka me dy fitore me të njëjtin rezultat në ndeshjet që u luajtën në stadiumin “Loro Boriçi”.

32 skuadrat që do të jenë pjesmarrëse në turin e dytë, do të ndeshen me njëra- tjetrën në bazë të shortit që do të hidhet sot, me sistemin vajtje- ardhje në datat 7-8 dhe 14-15 tetor. Ato janë ndarë në dy vazo në bazë të koefiçentit dhe Vllaznia në bazë të pikëve të grumbulluar në sezonet e kaluar, ndodhet në vazon e parë.

Po kush janë kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë në turin e dytë të “Europa Cup”? Shorti është i lirë dhe kundërshtar i mundshëm i Vllaznisë mund të jetë secila prej 16 skuadrave të mëposhtme. Kuptohet që secili prej tyre ka emrin dhe historinë dhe shkodranet mund të luajnë duke filluar nga Ferencvarosi e për të vazhduar me emra të tillë si Inter, Austria Wien, PSV Eindhoven, Sporting etj.

Pavarësisht kundërshtarit me të cilin do të ndeshen, Vllaznia siç janë shprehur edhe drejtuesit e saj, do të tentojë kualifikimin në turin e tretë të këtij kompeticioni europian që këtë sezon zhvillohet për herë të parë.(www.shkodrasport.com)

Kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë:

Ferencváros (HUN)

Fortuna Hjørring (DEN)

Breidablik (ISL)

HB Køge (DEN)

Hammarby (SWE)

Inter (ITA)

Dinamo-BSUPC (BLR)

Sporting CP (POR)

Braga (POR)

PSV Eindhoven (NED)

Austria Wien (AUT)

Slovácko (CZE)

Nordsjælland (DEN)

GC Frauenfussball (SUI)

YB Frauen (SUI)

GKS Katowice (POL)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments