HomeKRYESOREGuardiola, i mahnitur nga Haaland: Ai, Messi dhe Cristiano janë nga një...

Guardiola, i mahnitur nga Haaland: Ai, Messi dhe Cristiano janë nga një botë tjetër

Pep Guardiola foli pas fitores ndaj Napolit në “Etihad”, duke vlerësuar dy figura kryesore të mbrëmjes. Për Kevin De Bruyne, i zëvendësuar pas 26 minutash lojë, tha: “Ajo që Kevin ka bërë për më shumë se 10 vite me ne nuk mund të përshkruhet me fjalë. Pa të nuk do të kishim fituar kurrë aq shumë. Dashuria e tifozëve për të u pa qartë sot”.

Guardiola pati komplimente edhe për Antonio Conten: “Rezistenca e skuadrave të tij është fantastike, unë nuk jam i aftë për këtë. Nëse skuadra ime mbetet me 10 lojtarë, nuk di të rezistoj si Napoli”.

Ndeshjen e zhbllokoi Erling Haaland me një gol të mrekullueshëm, duke hyrë në histori si lojtari më i shpejtë që arrin 50 gola në Champions (49 ndeshje): “Ai, Messi dhe Cristiano janë nga një tjetër botë. Me Erling përpara kemi shumë besim”. Guardiola e mbylli: “Jemi të lumtur për fitoren, por rruga është ende e gjatë”./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments