HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBasania dhe Veleçiku e mbyllin në barazim 2-2 miqësoren mes tyre

Basania dhe Veleçiku e mbyllin në barazim 2-2 miqësoren mes tyre

Basania dhe Veleçiku kane zhvilluar nje ndeshje miqesore pasditen e sotme, e cila njekohesisht ishte edhe testi i tyre i fundit ne prag te startit te kampionatit te kategorise se dyte ku ato marrin pjese. Kjo miqesore eshte luajtur ne fushen sportive te Bushatit dhe eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 2-2.

Duhet thene se pjesen e pare, Veleçiku arriti ta mbyllte me avantazhin e dy golave te shenuar nga Ersil Ymeri dhe Arsen Banushaj te cilet u ndihmuan edhe nga disa gabime te portierit te Basanias Perez.

Megjithate ne pjesen e dyte gjerat ndryshuan dhe fillimisht do te ishte Jurgen Gjini qe do te ngushtonte shifrat per Basanian ndersa ne minutat e fundit do te ishte Rigerto Çezma qe do te barazonte shifrat ne minutat e fundit te ndeshjes.

Pavaresisht rezultatit, kjo miqesore u ka sherbyer te dy trajnereve Haxhiosmanoviç e Duli per te testuar te gjithe futbollistet qe kane patur ne dispozicion dhe padyshim qe ajo ia arriti qellimit. Kampionati i kategorise se dyte fillon te shtunen e ardhshme dhe ne javen e pare Basania prej Beselidhjen ne Bushat, ndersa Veleçiku luan ne Vore ndaj Adriatikut.(www.shkodrasport.com)

BASANIA- VELEÇIKU 2-2

(Gjini, Çezma/ Ymeri, Banushaj)

BASANIA: Perez, Nikshiqi, Hoxhaj, Maikon, H.Shimaj, Cofu, Leka, Mila, Puka, Marashi, Gjini. Trajner Dervish Haxhiosmanoviç

VELEÇIKU: Lopçi, El.Rustemaj, Kaçaj, Banushaj, Çokaj, Er. Rustemaj, Laçeja, Zymeri, Uldedaj, Smakaj, Ymeri. Trajner Besnik Duli

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments