Partizani është mposhtur në shtëpi nga Elbasani, në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 0-1 në favor të miqve.
Golin e vetëm në këtë ndeshje, e shënoi Bunjaku. Sulmuesi “verdheblu” gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 36-të. Ndërkohë që për Partizanin u bë “malore”, kur Bytyçi mori kartonin e dytë të verdhë, në minutën e 59-të dhe la të tijët me 10 lojtarë.
Pas kësaj sfide, Elbasani shkon në kuotën e 10 pikëve duke “blinduar” kreun e renditjes. Në krahun tjetër, me 4 pikë pas 4 ndeshjesh, Partizani mban vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit.
PARTIZANI-ELBASANI 0-1
Bunjaku 36′