HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEEKSKLUZIVE/ KF Shiroka ngjitet në kategorinë e dytë. Të dielën luan ndaj...

EKSKLUZIVE/ KF Shiroka ngjitet në kategorinë e dytë. Të dielën luan ndaj Luzit

Tashmë nuk ka më dyshime: KF Shiroka në sezonin e ri të futbollit shqiptar do të luajë jo në kategorinë e tretë, por në të dytën. Vendimi është marrë dhe të dielën skuadra shkodrane do të presë në fushën “Reshit Rusi” Luzin.

Gazeta “Shkodra Sport” në mënyrë ekskluzive mëson se KF Shiroka pikërisht në vend të ekipit Albanët, i cili ka njoftuar pak ditë para startit të garës se nuk do të marrë pjesë.

Drejtuesit e KF Shiroka kanë zgjidhur çdo gjë sa i takon rregjistrimit në FSHF dhe tashmë mbetet vetëm starti i kampionatit dhe padyshim që presin të bëjnë një paraqitje sa më të mirë duke nisur nga kjo e dielë në ndeshjen e parë ndaj Luzit e cila do të luhet në orën 14:00.

Ekipi është ndërtuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në rradhët e tij ka lojtarë cilësorë, çka do të thotë se me shumë mundësi Shiroka do të pretendojë të jetë në mes ekipeve më të mira të kampionatit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments