Me merkaton mjaft interesante në ofensivë, Juventusi duket se ka ndezur entuziazmin e tifozëve. Pavarësisht barazimit 1-1 me Veronën, “Zonja e vjetër” mbetet e pamposhtur pas pesë ndeshjeve zyrtare, e pozicionuar e dyta në renditjen e kampionatit italian.
Klubi ka bërë të ditur se stadiumi i bardhezinjve do të jetë i mbushur plot, pra me 41,507 tifozë, në ndeshjen e së shtunës ndaj Atalantës. Të gjitha biletat janë shitur me shpejtësi.
Juventusi ka njoftuar gjithashtu se abonuesit e kartave “Full” dhe “Star” mund të rikthejnë biletat e tyre në shitje, duke hapur mundësi të reja për blerje në dyqanin zyrtar të biletave (ose online në uebsajtin zyrtar).