U stërvit për më tepër se një muaj me ekipin e Basanias dhe të gjithë menduan se do të luante me të në sezonin e ri, por ditët e fundit gjërat kanë ndryshuar dhe ai ka zgjedhur një destinacion të ri për vazhdimin e karrierës së tij.
E kemi fjalën për mbrojtësin shkodran Gabriel Rroku. 20 vjeçari prej pak ditësh i është bashkuar në stërvitje ekipit të Trepçes dhe do të luajë me të në sezonin e ri. Mbrojtësi shtatëlartë dhe drejtuesit e klubit mitrovicas kanë firmosur tashmë edhe kontratën dhe pritet vetëm mbërritja e dokumentacionit për të nisur aktivizimin me skuadrën e tij të re.
Rroku sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit të Burrelit, por për mungesë hapësire vendosi që të gjente një skuadër tjetër dhe të gjithë menduan se do të luante tek Basania, por oferta e KF Trepça duket se ka trazuar gjithçka.
Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se drejtuesit e këtij klubi i kanë ofruar kushte shumë të mira dhe prandaj futbollisti shkodran nuk mund ta refundonte dot një ofertë të tij duke i thënë menjëherë “po” dhe si rrjedhojë është bashkuar menjëherë në stërvitje me ekipin e tij të ri.
Aty në fakt do të gjejë edhe një shkodran tjetër. Bëhet fjalë për portierin Kristian Rroku i cili iu bashkua Trepçes këtë verë, që pas largimit të tij nga Skënderbeu i Korçës.(www.shkodrasport.com)