HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMjafton goli i Brajan Shekajt, Veleçiku e nis me fitore kampionatin

Mjafton goli i Brajan Shekajt, Veleçiku e nis me fitore kampionatin

Veleçiku e ka nisur mbare kampionatin e sivjetem. Ne ndeshjen e pare te tij, ai ka arritur te triumfoje ne transferte ndaj Adriatikut me rezultatin e ngushte 1-0. Megjithate ky rezultat i ka mjaftuar per te marre trepikeshin e pare ne kampionat.

Takimi ne mes ketyre dy skuadrave eshte luajtur pasditen e sotme ne stadiumin e Vores dhe gjithçka eshte vendosur nga goli i shenuar nga sulmuesi Brajan Shekaj qe ne minuten e trete te tij. Ai eshte shfaqur para portes kundershtare dhe nuk ka gabuar.

Ka bere ate qe di te beje me mire, ta dergoje topin ne rrjete dhe ky gol ka rezultuar shume i rendesishem sepse do t’i jepte fitoren Veleçikut ne kete perballje ne transferte.

Pas këtij momenti nuk kanë munguar rastet në të dy portat, megjithatë nuk ka patur gola të tjerë dhe si rrjedhojë i gjithë takimi është mbyllur me fitoren 1-0 në favor të ekipit të Veleçikut.

Djemtë e drejtuar nga trajneri Besnik Duli në këtë mënyrë i bëjnë një nisje të mbarë kampionatit, pavarësisht problemeve që kanë patur në fillim të sezonit dhe nisjes me vonesë të përgatitjeve. Por përvoja e lojtarëve ka bërë që ata ta zgjidhin edhe njëherë ashtu si duhet ndeshjen dhe të dalin kryelartë nga ndeshja.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments