HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e nis me goleadë kampionatin. Mund 9-1 ekipin e 'Atletik Klub'

Vllaznia e nis me goleadë kampionatin. Mund 9-1 ekipin e ‘Atletik Klub’

Vllaznia e femrave e ka nisur ashtu si duhet edhe kampionatin e ri. Në ndeshjen e parë të tij, vajzat kuqeblu kanë triumfuar në “derbin” me Atletik Klub në shifrat e thella 9-1. Takimi në mes këtyre dy skuadrave është luajtur në fushën sportive të kompleksit “Hasaj” pasditen e sotme.

Duhet thënë se ka qenë një përballje jo e vështirë për kampionet në fuqi. Ato e kanë zhbllokuar rezultatin që në minutën e 9-të kur Megi Doçi do të shënonte golin e parë. Më pas do të ishte futbollistja e re Marinela Ndoci që do të shënonte dy gola njëri pas tjetrit. Po ashtu do të ishte një tjetër futbolliste e re- Herta Hasaj që do të shënonte edhe ajo golin e rradhës.

Më pas do të ishte Atletik që do të shënonte golin e vetëm në këtë ndeshje me anë të futbollistes Leoselda Stalaj, por Doçi do të shënonte një tjetër gol për Vllazninë e cila do ta mbyllet pjesën e parë në avantazhin 5-1.

Në pjesën e dytë ajo do të shënonte edhe katër gola të tjerë. Megi Doçi do të shënonte edhe dy herë duke plotësuar “pokerin” e saj, por do të kishte vend edhe për një gol të Mesa dhe një të Verona Berishës. Përfundimisht 9-1 për Vllazninë që e nis mbarë kampionatin teksa do të kërkojë ta fitojë sërish titullin kampion, titull që do të ishte i 13-ti për të.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments