HomeBOKSVIDEO/ Me shumë probleme, por Zef Gjoni është optimist: Do ta sjellim...

VIDEO/ Me shumë probleme, por Zef Gjoni është optimist: Do ta sjellim sërish titullin kampion në Shkodër

Të premten do të nisë kampionati kombëtar i boksit për të rritur dhe në fakt ende nuk është e qartë nëse ai do të zhvillohet në Durrës apo Vlorë. Pavarësisht kësaj, të gjithë ekipet janë gati dhe do të kërkojnë të paraqiten sa më mirë në të. Të njëjtin objektivi ka edhe Vllaznia e cila sigurisht që synon titullin kampion të rradhës.

Ky do të ishte titulli i 27-të për ekipin shkodran, por duket se prag-kampionati nuk ka qenë aspak i qetë për stafin teknik. Boksierë të dëmtuar e probleme financiare, megjithatë kjo nuk do ta pengojë Vllazninë për të tentuar një tjetër sukses.

Trajneri Zef Gjoni në një prononcim të dhënë ditën e sotme për gazeta “Shkodra Sport” shprehet: “Këtë vit na ka ndodhur ajo që nuk ka ndodhur tash 30 e sa vite. Tre boksierë, prej të cilëve dy kampionë të vitit të kaluar na janë dëmtuar dhe madje operuar dhe kjo na ka prishur shumë plane.

Por sërish ia kemi dalë ta bëjmë ekipin. Kemi pak probleme me sistemin e ekipit sepse Bashkia na premtoi se do na ndihmonte për këtë gjë, por kjo nuk ndodhi. Gjithsesi ne shkojmë me objektivin e qartë për të sjellë titullin kampion në Shkodër. Do të jetë e vështirë sepse pretendime kanë edhe Studenti, Tirana, Teuta e Flamurtari, megjithatë ne do të bëjmë çmos për të triumfuar sërish”.

Të plotë prononcimin e trajnerit të Vllaznisë Zef Gjoni mund ta ndiqni na kanalin zyrtar të gazetës “Shkodra Sport” në youtube duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments