HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKupa e Shqipërisë/ Basania mund 4-2 Adriatikun. Në turin tjetër 'gjen' Skënderbeun

Kupa e Shqipërisë/ Basania mund 4-2 Adriatikun. Në turin tjetër ‘gjen’ Skënderbeun

Basania ka fituar në ndeshjen e turit paraeliminator të Kupës së Shqipërisë ndaj ekipit të Adriatikut dhe është kualifikuar në turin e parë të këtij kompeticioni. Ndeshja është luajtur pasditen e sotme në Pezë- Helmes dhe djemtë e drejtuar nga trajneri Dervish Haxhiosmanoviç kanë arritur të fitojnë me rezultatin 4-2 ndaj këtij kundërshtari.

Skuadra nga Bushati ka treguar një performancë të mirë në këtë 90 minutësh duke dominuar në çdo drejtim ndaj ekipit vendas. Në minutën e tretë ka qenë mbrojtësi i djathtë Arsen Elbasani ai që ka shënuar në portën e Adriatikut duke kaluar në avantazh të tijtë.

Por në minutën e 16-të Lala do të shënonte golin e barazimit për vendasit dhe në këtë mënyrë pjesa e parë do të mbyllej në shifrat e barabarta 1-1. Një rezultat që nuk i përgjigjej lojës së zhvilluar sepse Basania e dominoi atë.

Megjithatë në pjesën e dytë gjërat shkuan ashtu si duhet. Në minutën e 59-të ka qenë Kufu i cili ka kaluar në avantazh miqtë dhe po ky futbollist do të shënonte edhe një tjetër gol në minutën e 85-të duke i çuar shifrat në 3-1 dhe këtu u mendua se do të mbyllej ndeshja, por në fakt nuk do të ndodhte kështu.

Dy minuta para përfundimit të kohës së rregull, Adriatiku do të shënonte golin e dytë duke u munduar të rihapte ndeshjen, por në fakt nuk do të ndodhte kështu sepse në shtesë do të ishte Baçina që do të shënonte edhe golin e katërt për skuadrën e tij dhe këtë mbyllet gjithçka me fitoren 4-2 të Basanias.Në këtë mënyrë, ajo kualifikohet për në turin e parë të Kupës së Shqipërisë dhe do të përballet më 15 tetor me Skënderbeun në Korçë.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments