Nga Endri ÇINARI
Basania arriti një fitore në shifrat 2-4 ndaj Adriatikut ditën e sotme në kuadër të turit paraeleminator të kupës së Shqipërisë. Në këtë mënyrë ekipi nga Bushati mori një kualifikim, ku në turin tjetër do ketë përballë Skënderbeun. Pas ndeshjes, për mediat ka folur trajneri Dervish Haxhiosmanoviç, me drejtuesin e stolit të Basanias që u shpreh i kënaqur për këtë sukses.
Teksa thekson se skuadra shpërdoron shumë dhe ky është një faktor që duhet përmirësuar. Ndër të tjera ai malazezi është i kënaqur me rritjen e ekipit, teksa komenton edhe ndeshjen e kupës ndaj Skënderbeut pas dy javësh.
Haxhisomanoviç për Gazeta “Shkodra Sport” tha: “Ishte një ndeshje ku mendoj se merituam ta fitonim nga fillimi në fund. Krijuam shumë raste dhe dominuam ndaj kundërshtarit e nuk duhej ta komplikonim në fund. Kjo pasi kishim gjithçka në dorën tonë dhe më vjen mirë që kaluam më tej në kupë sepse ndryshe do ishte një zhgënjim.
Përmirësim i lojës? Duke krahasuar me ndeshjen ndaj Besëlidhjes them se skuadra ka përmirësuar. Por, duhet ende të përmirësojmë akoma më shumë pasi krijojmë shumë raste dhe shpërdorojmë po ashtu shumë. Të jemi më konkretë në sulm e po ashtu më të saktë në mbrojtje.
Reparti që iu kënaqi më së shumti apo edhe një futbollist? Sot, të gjithë ishin mirë dhe meritojnë komplimenta, por them se ka mundësi për më tepër dhe eleminuar gabimet. Për futbollistët ndoshta Kofu që shënoi dy gola, por edhe ai shpërdoroi shumë si të tjerët.
Dueli me Skënderbeun? Fillimisht është një kënaqësi dhe ne e kishim objektiv këtë kualifikim pikërisht për të shijuar edhe atë ndeshje. Por, në futboll gjithçka ndodh dhe ne shkojmë në Korçë pa presion e për të luajtur futbollin tonë”, përfundoi trajneri i Basanias.(www.shkodrasport.com)