HomeKRYESORELuis Enrique: Ndeshje e shkëlqyer. Barça, kandidate e qartë për ta fituar...

Luis Enrique: Ndeshje e shkëlqyer. Barça, kandidate e qartë për ta fituar Ligën e Kampionëve

Luis Enrique e bëri sërish. PSG mposhti Barcelonën në “Montjuïc”, këtë herë jo me goleadën e dy viteve më parë, por me një gol të vonshëm të Gonçalo Ramos. Ndeshja tregoi qartë se ky PSG është aktualisht ekipi më i fortë në Europë. As mungesat e rëndësishme nuk e penguan Luis Enrique të merrte 3 pikët.

Në fushë nuk pati festë të madhe si më 2024, pas fitores 4-1 të parizienëve, por disa buzëqeshje, një përshëndetje e shpejtë për Hansi Flick dhe një gjest për publikun. Në zonën e intervistave, Luis Enrique tha për “Movistar+”: “U pa një ndeshje e shkëlqyer. Deri te goli ata ishin superiorë, na kushtoi, por pastaj rikuperuam nivelin. Nuno bëri një aksion të jashtëzakonshëm dhe Senny (Mayulu) finalizoi. Pjesa e parë u barazua, por në të dytën ishim më të mirë”.

Ai mbrojti Vitinha, pas gabimit që solli golin katalanas: “Gabimi është normal. ‘Viti’ është, bashkë me Pedrin, mesfushori më i mirë në botë”. Për Pedrin shtoi: “Na kushtoi shumë ta ndalonim, është jashtëzakonisht i vështirë. Është bukur të përballesh me lojtarë të tillë, që të shtyjnë të përmirësohesh. Barça është një kandidate e qartë për ta fituar Ligën e Kampionëve”./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments